11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Kurti: Jam kryeministër, s’jam polic e as doganier, me Serbinë flas veç për marrëveshje finale

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, në interpelancën e thirrur nga partitë opozitare e ka përsëritur një deklaratë, të cilën ka kohë që po e thekson, raporton EO.

Sipas tij, ai nuk flet për çështje teknike, pasi nuk është as polic, e as doganier. Ai ka theksuar edhe pse e bëri pezullimin për targat.

“Takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm, pasi nga fokusi te propozimi i BE-së u kalua vetëm tek veprimet në lidhje me targat ilegale. Unë ua përsërita se nuk jam as polic, as komandant stacioni, as zyrtar dogane, jam kryeministër i Kosovës dhe kam ardhur për marrëveshjen finale. E ata e dinin se unë kam të drejtë. Pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Të mërkurën më 23 nëntor u arrit ajo qëmund të arrihej të hënën. Pezullim i veprimeve sa i përket targave. Dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa takimin e të hënës”.

“Ne kemi bërë pezullim të veprimeve për t’i dhënë hapësirë marrëveshjes sipas propozimit franko-gjerman. Tani iu takon sponsorizueve të këtij plani ta shtyjnë përpara. Unë kam ftuar vazhdimisht krerët e subjekteve politike përfshirë edhe thirrësin e kësaj interpelance”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit