4.7 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Kurti: Institucionet të angazhohen që urdhërdhënësit e masakrave në Kosovë të gjykohen

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se institucionet vendore të drejtësisë duhet të angazhohen në ngritjen e aktakuzave ndaj urdhërdhënëseve të masakrave në Kosovës dhe të gjykohen edhe në mungesë, kur ndaj Beogradit të ketë presion për hapjen e arkivave të luftës.

Ai këtë e ka thënë duke kujtuar vrasjen e civilëve në Reznik të Vushtrrisë si dhe maskuar e kryera para 26 vitesh në Mojstir e Cërcë te Istogut, në Popovë të Podujevës, në malet e Çabiqit e në Polac.

“Janë shumë të rënda masakrat ndaj civilëve të paarmatosur e të pambrojtur, përpjekja e Serbisë për t’i zhdukur gjurmët e kufomat, si dhe vonesa e drejtësisë. Institucionet e drejtësisë duhet të angazhohen që urdhërdhënësit e ekzekutuesit të akuzohen, gjykohen dhe dënohen qoftë edhe në mungesë. Në njërën anë janë punët hetimore që duhet bërë Prokuroria, ndërsa në anën tjetër është trysnia ndërkombëtare ndaj Beogradit për t’i hapur arkivat e luftës. Përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve të luftës, krahas së qenuri obligim moral, është edhe detyrë institucionale, që të mos lejojmë kurrë që e vërteta të zbehet në harresë. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti të dielën në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit