31.7 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Kurti insiston në votimin e fshehtë: O fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se është gjithmonë i gatshëm për takime, konsultime konstruktive dhe bashkëpunim në mirëbesim, teksa kritikoi opozitën për refuzimin e votimit të fshehtë si mjet për ta zgjidhur bllokadën aktuale.

Ai ka theksuar se për të arritur konsensus dhe kompromis në përbërjen e komisionit, ka ofruar dy alternativa konkrete.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për takime, për konsultime konstruktive, për bashkëpunim në mirëbesim dhe gjithashtu për konsensus dhe kompromise. Kam ofruar dy kompromise.  I pari është ai që t’i delegojnë përfaqësuesit partitë politike dhe me atë rast nëse nuk e duan votimin e fshehtë, ta rrëzojmë atë komision me votë, sepse pa votë nuk rrëzohet, me bojkot nuk shkohet përpara…E dyta…Le ta provojmë votimin e fshehtë: o fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Kompromisi i dytë, sipas Kurtit, ka ardhur nga kandidatja e propozuar nga VV për kryetare të komisionit, Albulena Haxhiu.

“Siç e dini, ajo ka deklaruar të premten se, nëse nuk votohet me votim të fshehtë, nuk do të pranojë të votohet dy herë për të, pra, do të tërhiqet. Le ta provojnë votimin e fshehtë: ose fiton Albulena, ose ne sjellim një emër tjetër.”, tha kryeministri në detyrë.

Kurti ka kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj votimit të fshehtë, në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

“Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë e partive opozitare ndaj votimit të fshehtë, kur dihet që më 14 shkurt qytetarët e Republikës së Kosovës kanë votuar me votë të fshehtë, të lirë e demokratike, dhe e kanë bërë Vetëvendosjen fituese. Ne kemi 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, pra PDK plus LDK nuk e arrijnë shumicën që ka VV. Ky është fakt i jetës, fakt demokratik, me të cilin duhet të pajtohen”, tha ai pas vendosjes së gurthemelit të një çerdheje sot në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit