Kurti ia kërkoi pasaportën Osmanit për këshilltarin e tij amerikan

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i kishte nisur një letër në formë kërkese ish presidentes, Vjosa Osmani, duke e sugjeruar që t’ia japë shtetësinë këshilltarit të tij, Tienmu Ma.

Amerikani qe sherben tash e sa kohë përkrah Kurtit, ka kërkuar nga Osmani në korrik të vitit 2023 që të pajiset me shtetesi dhe letër referencën kryesore e ka nga Kurti.

Kurti, në letrën e tij përmend disa nga arsyet se pse Tienmu Ma duhet të behet shtetas i Kosovës.

“1.          Ka njohuri dhe përvojë ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.

2.            Ka njohuri të sistemit juridik të Kosovës dhe përvojë në institucionet tona.

3.            Zotëron mirë gjuhën shqipe.

4.            Beson thellë në vizionin e Republikës së Kosovës si “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm” (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 1, paragrafi 1).

5.            Ka dëshmuar, ndër vite, vullnetin e tij për të kontribuar në institucionet e Kosovës dhe në suksesin e Kosovës si shtet”, shkruante Kurti duke theksuar se dhënia e shtetësisë për Ma do të ishte “në interes të veçantë të Republikës së Kosovës”.

VOX Kosova nuk ka mundur deri në keto momente të konfirmojë nëse atij i është ndarë shtetësia nga Vjosa Osmani.

Emri i Tinemu Ma ishte i bërë i famshëm në një mbledhje të komisionit hetimor parlamentar ku kishte raportuar ish Presidenti Hashim Thaci për rastin e gylenistëve të derguar nga Kosova në Turqi.

Në këtë komision ishte angazhuar si ekspert pikërisht Tinemu Ma dhe Thaci e kundershtonte pasi e kishte thënë aty se ai ishte këshilltar i Vetëvendosjes dhe i Sami Kurteshit, atë kohë deputet i Vetëvendosjes.

“Instistoj. Eksperti ndërkombëtar, a e ka aprovimin e ndonjë zyre ligjore të Kuvendit të Kosovës? A lejohet për t’u angazhuar ky ekspert ligjor, mbi ç’bazë e keni angazhuar ju? Tashmë doli që është i preferuar i zotit Kurteshi, mik i zotit Kurteshi dhe këshilltar i një partie politike që e përfaqëson Samiu”, kishte thënë Thaçi.

E LUSTE VJOSA OSMANIN Kurti ia kërkoi pasaportën Osmanit për këshilltarin e tij amerikan

Të ngjashme

Të fundit