-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Kurti i bindur se krimet e luftës do të adresohen dhe dokumentohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave, lidhur me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, raporton EO. Kurti në këtë diskutim tha se krimet e luftës do të adresohen dhe dokumentohen.

Sipas tij, Instituti për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë shumë shpejt do të funksionalizohet. Kreu i Qeverisë pohoi se Instituti është themeluar me ligj, e ka linjën e vete buxhetore dhe ka ekspert të fushës.

Ai tha se paqja kërkon drejtësi dhe rehabilitim, e për këtë shtoi se në Kosovë nuk ka ndodh asnjëra dhe se viktimat e luftës i meritojnë të dyja.

“Tashmë kemi institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës që shumë shpejt që do të funksionalizohe, kemi drejtorin e emëruar Atdhe Hetemi. Askush nuk duhet dhe nuk mund të pretendoj se lehtësisht do të arrijmë që t’i zgjedhim krejt problemet që janë  shkaktuar që 24 vite, di të jetë shumë e vështirë, njerëzit janë të lodhur, viktimat kanë humbur besimi në sistem, gjenerata po vdesin për ditë, kështu po humbet kumtesa parësore e luftës”.

“Ky është një rrezik i madh që po na ka ose e që nuk guxojmë që ta lejojmë që të ndodh. Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur. Edhe sot mbi 24 vjet pas luftës nuk kemi një shifër që do të na tregonte se cili është dëmi ekonomik që lufta i ka shkaktuar vendit tonë. Kjo është arsye pse patëm vendosur që ta fillojmë punën me një ekip që është marr me analizën se cila di të ishte mënyra me e mirë për themelim e institutit. Instituti është themeluar me ligj, e ka linjën e vete buxhetore, ka ekspert të fushës”, tha ai.

Drejtori i këtij Instituti Atdhe Hetemi, tha se Instituti ka për mision mbledhjen, arkivimin, hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës.

“Instituti është themeluar në përputhje me ligjin dhe ka për mision mbledhjen ,arkivimin, hulumtimin dhe dokumentin e krimeve të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë”.

“Do të sigurohet që krimet e luftës në Kosovë të mos kalojnë pa u dokumentuar. Instituti përbehet nga dy departamente, departamenti i dokumentimit dhe departamenti i hulumtimit”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit