Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon tubim në Gjakovë duke prezantuar kandidatët për deputetë të listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Edhe aty, Kurti ka lëshuar akuza ndaj opozitës, duke i quajtur bllokues të shtetit dhe “njerëz që duan pushtetin për vete”.
“Kemi dëshmuar që shteti mund të jetë për krejt që mund të punohet për të gjithë prandaj gjithnjë e më shumë bashkë po bëhemi shumë e më shumë për shtetin”.
“Njëra ide është është e jona që e sheh shtetin si të përbashkën tonë më të madhe, si shtet i të gjithëve e mjet për drejtësi, zhvillim e dinjitet. Ideja tjetër ee sheh shtetin si pronë të pakicës, privilegj grupor e pushtet për vete”.
“Është krejt absurde të kërkosh votën e qytetarëve duke bllokuar punën e Qeverisë, të ju kërkosh që të besojnë edhe njëhereë sepse në të kundërtën do vazhdosh me bllokimin e shtetit dhe bllokimin e vendit”, ka thnëë Kurti.






