Kurti flet për hapjen e plotë të Urës së Ibrit: Sot takohem me Ulutash, urat e reja e bënë absurde mbajtjen e saj të mbyllur

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se sot do të takohet me komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutash, për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.

Ai tha se janë në komunikimin të përditshëm më KFOR’in që kjo hapje të bëhet qetë e paqësisht.

“Sa i përket itinerarit për hapjen e plotë tëë Urës së Ibrit, përkatësisht marrjen nën kontroll tërësisht nga ana e Policisë së Kosovës ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR’in dhe sot kam një takim në Kryeministri me gjeneralin e KFOR’it, komandantin Ozkan Ulutash. Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme në mënyrë që të shkojë gjithçka në mënyrë të qetë dhe paqësore”.

Më pas Kurti tha se urat e reja të ndërtuara paralelisht me atë kryesoren dhe qarkullimi i lirë nëpër to e bën absurde që Ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur.

Duhet të përkujtojmë që pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur dhe fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm në këto urat e reja dhe nuk ka shtim as të incidenteve e as të tensioneve tregojnë që qarkullimi i njerëzve dhe mallrave, liria gjithnjë më e madhe e lëvizjes është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen e ekonominë”.

Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, ditë më parë njoftoi për “tranzicion gradual” të pranisë së tij mbi Urën e Ibrit, ndërsa Bashkimi Europian deklaroi se tashmë janë përmbushur kushtet që kjo urë të hapet edhe për automjete.

Megjithatë, KFOR ka thënë se ky proces është i kthyeshëm në varësi të situatës.

Të ngjashme

Të fundit