Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryeministrin spanjoll,Pedro Sanchez në rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Spanjës.
Kurti i ka uruar më të mirat, duke shtuar se gjatë javës së kaluar në Malaga, u konfirmua se Evropa progresive mund të llogarisë në Partinë Socialiste të Pedro Sanchez për të ndalur rritjen e ekstremit të djathtë.
“Urime Kryeministrit të rizgjedhur të Spanjës, Pedro Sanchez (@SanchezCastejon). Javën e kaluar në Malaga@PES_PSE, u riafirmua se Evropa jonë progresive mund të mbështetet@PSOEpër të ndalur ngritjen e ekstremit të djathtë. Urimet më të mira për suksese të vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në “X”.
Pas disa javësh zvarritjeje, lideri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka siguruar mandatin e dytë si kryeministër pas votimit në Parlament.
Ai ka siguruar shumicën në kuvendin me 350 ulëse, pasi ofroi marrëveshje amnistie për katalonjasit që tentuan ndarjen nga Spanja.