Dhe lidhur me këtë tashmë kanë filluar edhe kritikat e para. Një e tillë erdhi nga Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit, Komandant Lleshit.
Levent Qazimi, duke shfrytëzuar platformën “Facebook” kritikoi kryeministrin e Kosovës për ndasi, duke thënë se ka organizuar pritje për vetëm njërën parti, pjesë e së cilës janë edhe dy këshilltarët e tij, Mustafi e Sinani.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Kujtojmë faktin se Albin Kurti jo rrallëherë është kritikuar për angazhimin e tij direkt në zgjedhjet e vendeve të tjera, madje duke përçarë edhe grupimet shqiptare, siç ishte rasti në Maqedoninë e Veriut, ku për zgjedhjet e majit atje, shumëkush po ia lë fajin për mosshkuarjen në balotazh të një kandidati shqiptar. /Paparaci/