14 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

“Kurti do të realizojë autonominë e serbëve”, Molliqaj: Shqipëria dhe Kosova të shkojnë drejt një konfederate

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Social Demokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të realizojë autonominë e serbëve në Kosovë.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Molliqaj u shpreh se Kurti ka krijuar jnë ndjenjë rivaliteti me Shqipërinë.

Sipas Molliqajt, Shqipëria dhe Kosov duhet të shkojnë drejt një konfederate, pse jo edhe drejt një bashkimi.

“Unë besoj që një tip parulle e shpjegon atë që ka bërë Kurti në këto 3 vitet e fundit në qeverisje, tension për asociacion. Dy pikat më të larta të tensionit me amerikanët kanë qenë targat dhe çështja e dinarit. Si është e mundur që të tensionohet situata për targat dhe dinarin, kur kemi pranuar dy momente që janë më të rëndësishme. Draft statuti i Asociacionit dhe marrëveshja e Bruskelit janë marrëveshje të përhershme. Unë besoj se Kurti do t’i realizojë të gjitha. E vërteta e Kurtit është themelimi i autonomisë për serbët. Ka fakte dhe dëshmi. Sa i përket çështjeve të tjera, duhen parë. Mua më intereson shteti i Kosovës. Ai mund ta ketë dashur Shqipërinë më shumë se të gjithë, por rezultati konkret është që ai ka mbjellur një ndjenjë rivaliteti me Shqipërinë.

Jam i shqetësuar që kryeministri i Kosovës do ta realizojë. Nuk besoj se Kosova duhet të ketë autonomi për serbët në Kosovë. Besoj që zgjidhja do duhej të ishte e kundërta. Kosova dhe Shqipëria të shkojnë drejt një konfederate, dhe bashkimit nëse është vullneti i qytetarëve. Kurti me veprimet e tij, ka çuar ujë ne mullirin e gabuar. Në Kosovë, mbështetja për bashkimin me Shqipërinë në 4 vitet e fundit ka qenë mbi 80%. Në Shqipëri ka qenë diku 60%. Në Kosovë tani ka rënë në 62%, dhe në Shqipëri është ngritur në 70%”, theksoi ai./

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit