28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Kurti: Diskutuam edhe për zgjedhjet e ardhshme, më mirë në pranverë ose vjeshtë se sa dimrit

- Advertisement -

Kryeministri Kurti para mediave ka folur për takimin me Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. Ai ndër të tjera ka thënë se me Krasniqin kanë diskutuar edhe për zgjedhjet e reja. E preference e Kryeministrit është që të mos e përfundoj mandatin.

I falënderoj udhëheqësit e PDKsë që iu përgjigjen pozitivisht ftesës për një darkë pune. Sonte diskutuam për disa tema, por me theks të veçantë për agjenden legjislative. Kemi disa marrëveshje ndërkombëtare që duhet të votohen. Na duhet mbështetja e opozitës, ose më mirë të themi bashkëpunimi me ta.

Diskutuam edhe për ecjen e Kosovës në arënën ndërkombëtare, por diskutuam edhe për mundësinë e zgjedhjeve të ardhshme në të ardhmën e afërt. Që nga marsi i këtij viti mund të themi se zgjedhjet janë çështje muajsh. Jam i interesuar të diskutoj me të gjitha partitë, se kur duhet të mbahen zgjedhjet. Për mua më mirë do të ishte në pranverë ose në vjeshtë, sepse nëse mandate shkon deri në fund, i bie që zgjedhjet të mbahen dimrit. S’po them se s’bën të mbahen dimrit, por le ta diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe ta shohim se cila është data me të cilën pajtohemi më së shumëti. – ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit