Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim një delegacion gjerman nga fusha e drejtësisë.
Në këtë takim, shefi i ekzekutivit ka biseduar për nevojën e shqyrtimit të kornizës ligjore dhe institucionale në qëllim të luftimit të pastrimit të parave.
“Kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit me progresin ekonomik dhe demokratik dhe arritjet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit brenda dy viteve të fundit. Ai po ashtu përmendi avancimin e kornizës ligjore, duke përfshirë këtu miratimin e pakos së ligjeve kundër korrupsionit si ai për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Diskutimi i sotëm u fokusua edhe në nevojën e shqyrtimit të kornizës ligjore dhe institucionale në qëllim të luftimit të pastrimit të parave, fuqizimit të institucioneve në qëllim të ndjekjes së krimeve dhe luftimit të ekonomisë joformale”, është thënë në njoftimin për medie të Zyrës së Kryeministrit.
Në këtë takim ka qenë Drejtoren e Përgjithshme të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Frauke Bachler, Drejtorin për Evropën Juglindore të IRZ-së, Frank Hupfeld dhe ekspertët Doktorin e Shkencave të Drejtësisë, Stefan Trunk dhe Thomas Seidel, si dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.