12.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kurti dhe Murati vizitojnë dy kopshte për fëmijë në Prishtinë

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati kanë vizituar dy kopshte për fëmijë në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë shënimi i fillimit të zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë.

“Qëllimi i vizitave ishte shënimi i fillimit të zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë. Shtesat sipas skemës së re u ekzekutuan dje për herë të parë për mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin. Me anë të kësaj skeme mundësohet që secili fëmijë në Kosovë, pa dallim moshe të përfitojë së paku 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë, ata përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët.

ZKM ka treguar se cilat kopshte janë vizituar.

“Vizitat u realizuan në çerdhen publike “Yllkat” si dhe në çerdhen publiko-private “Zogjtë” në Prishtinë, ku Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati u pritën nga Drejtoresha e kopshtit “Yllkat” Znj. Rifadije Sopi si dhe Drejtoresha e kopshtit “Zogjtë” Znj. Arta Shushka.”

ZKM ka thënë se në këto dy kopshte qëndrojnë më shumë se 350 fëmijë prej 9 muaj deri në 6 vjeç.

“Vlen të theksohet që në këto dy kopshte qëndrojnë më shumë se 350 fëmijë të grupmoshave 9 muaj deri në 6 vjeç, të cilët njëkohësisht janë edhe përfitues nga skema e re e shtesave për fëmijë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit