15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Kurti dhe Kumbaro diskutojnë angazhimin e përbashkët për turizmin

- Advertisement -

Krijimi i hapësirave të reja për bashkëpunim në turizëm ishin në qendër të takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Sipas një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, thuhet se në takim u rikonfirmua gatishmëria për të rritur angazhimin institucional për aktivitete të reja të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në shërbim të produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të të dy vendeve.

“Organizimi i planifikuar i konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri”, u vlerësua si mundësi për konkretizimin e nismave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit në takim u theksuan potencialet për investime, duke marrë parasysh pozitën e favorshme gjeografike në rajonin e Ballkanit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit