9.4 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Kurti dhe ambasadori Rohde festojnë 15 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në shënimin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare.

Me këtë rast, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, së bashku me organizata dhe institucione të tjera gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë, po organizojnë aktivitete të ndryshme në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Duke uruar shtetin gjerman për gjithë kontributin që ka dhënë për Kosovën, kryeministri Kurti tha se ka nderin që është këtu për të kremtuar 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë ceremoni, në të cilën ishte edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde, para të pranishmëve, kryeministri Kurti kujtoi se Gjermania ishte ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, e veç kësaj Gjermania ishte shteti që u bë strehë për shumë shqiptarë që nga vitet e ’70-ta, qoftë për shkak të okupimit apo edhe të luftës më vonë.

Në këto 15 vite të miqësisë, ndërmjet Republikës sonë dhe asaj Gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se bashkëpunimi ynë, partneriteti ynë, aleanca dhe miqësia jonë me shtetin gjerman, sa do të vije duke u thelluar e zgjeruar.

Po ashtu, ai ka falënderuar edhe pjesëtarët e KFOR-it gjerman që janë këtu, për të cilët tha se që nga çlirimi i kemi pjesë të mbrojtjes edhe të sigurisë së vendit tonë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit