Albin Kurti i Vetëvendosjes tha sot se vendi sot të kishte president të propozuar nga opozita “por, ata nuk deshtën.”
Ai akuzoi partitë opozitare se po i humbin Kosovën “kohë dhe miliona euro të BE-së,” duke mos pasur legjislativ funksional.
“Zgjedhjet ishin të panevojshme, sepse ofruam zgjidhje. Do të kishim president nga opozita, por sdeshtën. Kjo na kushtoi me humbje të miliona eurove nga BE, por edhe humbje kohe për integrim në BE.Fatkeqësisht bllokada ku jemi është për të na ngadalësuar. Qytetarët si çdoherë do ta zhbllojkojnë Kuvend,” tha ai.






