Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të heqin dorë dhe propozim i tyre për kryetare të Kuvendit edhe në seancën e të dielës do të jetë Albulena Haxhiu.
Ai tha se bllokimi i Kuvendit vjen nga ata që votojnë kundër, ose nuk votojnë fare.
“Ne s’jemi bllokuar sepse kemi propozuar kandidatin tonë. E kemi bërë në fillim menjëherë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër apo ata që s’votojnë fare.. Propozimi ynë për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu. Të tjerët re ti ruajnë propozimet e tyre kur t’iu vijë radha atyre. Si fitues na takon kryetari i një nënkryetar dhe katër nënkryetar partive të tjera”, ka thënë Kurti.
Ai tha se mund të bëjë kompromise për formimin e Qeverisë, por jo për konsituimin e Kuvendit, pasi siç pohoi ju takon të gjithëve.
“Nuk po i kërkojmë opozitës ta votojnë qeverine, por krytaren e Kuvendit. Nuk kemi propozu thjesht një emër, por një grua që është më e votuara në Kosovë. Disa thonë dikë tjetër por jo Albulena Haxhiun. Propozimi është i yni, nuk po kërkojmë që Albulena të jetë propozimi i tyre. Unë mund të bëjë kompromise për formim të qeverisë, por jo edhe për konstituimin e Kuvendit sepse na takon të gjithëve”, tha Kurti.
Kujtojmë se nesër nga ora 11:00 do të jetë përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.