Home Lajme Kurti adresoi kritika të ashpra ndaj Lajçak, Osmani shihet duke biseduar me të në Nju Jork

Kurti adresoi kritika të ashpra ndaj Lajçak, Osmani shihet duke biseduar me të në Nju Jork

0
Kurti adresoi kritika të ashpra ndaj Lajçak, Osmani shihet duke biseduar me të në Nju Jork

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jospe Borrell.

Po ashtu ajo ka postuar në Facebook një fotografi duke biseduar me Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Lajçak është akuzuar ashpër të hënën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se i dërguari i BE-së pë dialogun “është koordinuar” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Krejt kjo pasi takimi i 14 shkurtit mes Kurtit dhe Vuçiqit ka mbaruar pa rezultat. Pas atij takimi Kurti ka thënë se është vënë para një propozimi që rrezikonte të ardhmen e Kosovës.

E Kosovën në New York po e përfaqëson Vjosa Osmani e cila ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.

”Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar Osmani

Exit mobile version