10.6 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 janë identifikuar për pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe që i organizuan ato u panë në pamjet nga protestat.

Deklarata e Kurtit erdhi pas akuzave nga Beogradi se ka targetuar emra të përveçëm.

Këta emra, Kurti i përmendi në Kuvendin e Kosovës, për të cilët tha se qëndrojnë prapa dhunës në protestat në Veri.

“Ndërsa, sa i përket atyre emrave që i kam përmendur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës, i kam përmendur 5 që janë arrestuar dhe organet tona të sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, kundër policëve të Kosovës dhe kundër juve gazetarëve, siç mund ta keni parë edhe vet. Pra, është sundimi i ligjit, janë proceset e drejtësisë ato të cilat do ta vërtetojnë gjithçka. Mirëpo ne videot, fotografitë i kemi pa që të gjithë. Nuk jetojmë në shekullin e XIX, që mos të dihet çka ka ndodh në një vend tjetër. Në kohë reale është përcjellë një dhunë brutale e elementeve ekstremistë të cilët edhe dirigjohen, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar.” – ka thënë Kurti gjatë një vizite në Dragash.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se Lista Serbe ka bërë gabimin kardinal, kur i ka braktisur inicionte me datën 5 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas Kurtit, gabim i dytë ishte edhe bojkotimi i zgjedhjet, pastaj kanë thirrur të tjerët për bojkot të zgjedhjeve dhe “për këto gabime të njëpasnjëshme që janë pasojë e qëllimeve të gabuara duhet të paguajnë ata, jo Republika jonë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit