Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare.
Kurti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e këtyre veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.
22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare. Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, ka shkruar Kurti në “Facebook”, derisa ka bashkangjitur edhe një video.
https://fb.watch/n3RyIiiKHe/?mibextid=Nif5oz