Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin për ndarjen e mjeteve për partitë politike, në mesin e tyre edhe Lista Serbie. Rekomandimi, i cili është miratuar në mbledhjen e sotme, parasheh që nga buxhetit i shteti Listës Serbe t`i ndahen mbi 278 mijë euro. Rekomandimi në fjalë është votuar edhe nga anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja fillimisht ka miratuar rekomandimin e Zyrës për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Ky rekomandim parasheh ndarjen nga buxheti i shtetit edhe për Listën Serbe 270 mijë euro.
Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar rekomandimi për ndarjen e mjeteve financiare për punën e deputetëve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ky rekomandim parasheh që për Listën Serbe të ndahen mbi 8 mijë euro.
Pro këtij rekomandimi kanë votuar edhe anëtaret e VV-së në KQZ-së.
Ndonëse në mënyrë deklerative, gjatë mbledhjes, Sami Kurteshi i VV-së ka thënë se është kundër që Listës Serbe t`i ndahen mjete nga buxheti i shtetit, ai ka votuar “pro” rekomandimit që miraton ndarjen e mjeteve për të gjitha partitë politike parlamentare.
Kjo sepse rekomandimet nuk ndahen për partitë politike veç e veç.
Në rekomandim listohen mjetet për të gjitha partitë politike në përfaqësuara në Kuvend dhe votohet si tërësi.