-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kursimi i rrymës, Bulliqi ndal ndriçimin publik jashtë zonës urbane të Podujevës

- Advertisement -

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim që për një kohë të pacaktuar, deri në përmirësimin e gjendjes, të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare.

Në një postim në Facebook, Bulliqi thotë se një vendim të tillë e ka marrë për shkak të krizës energjetike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Duke uruar e shpresuar të përmirësohet shpejt situata e energjisë elektrike në vendin tonë, ju lus për mirëkuptim”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit