Kupa e Botës: Kepi i Gjelbër ndal edhe Uruguain

- Advertisement -
Uruguai nuk arriti të siguronte fitoren e parë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, duke barazuar 2-2 me Kepin e Gjelbër Cape Verde në një ndeshje dramatike të Grupit H.

Kepi i Gjelbër befasoi favoritët e Amerikës së Jugut duke kaluar në epërsi në minutën e 21-të me Kevin Pinën. Uruguai reagoi fuqishëm para pushimit, duke barazuar me Maximiliano Araújon dhe duke përmbysur rezultatin me Agustín Canobbion në kohën shtesë të pjesës së parë.

Megjithatë, skuadra afrikane tregoi karakter të madh dhe riktheu baraspeshën në minutën e 61-të me Hélio Varelën. Rezultati 2-2 u ruajt deri në fund, duke i dhënë Kepit të Gjelbër një tjetër pikë të rëndësishme në garën për kualifikim.

Pas dy ndeshjeve, Uruguai ka vetëm dy pikë, ndërsa Kepi i Gjelbër vazhdon të mbajë gjallë ëndrrën për një kualifikim historik në fazën me eliminim direkt.

Kepi i Gjelbër kishte arritur ta ndal edhe Spanjën, duke luajtur pa gola.

Të ngjashme

Të fundit