9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë

- Advertisement -

Rritja e mundshme e tarifave të energjisë elektrike po shihet me shqetësim nga qytetarët. Ata thonë se edhe ashtu, ngritja e çmimeve të shumë produkteve tjera, ua ka rënduar edhe barrën financiare.

Çdo ngritje e çmimit të energjisë elektrike, do t’ua rëndonte edhe më shumë barrën financiare. Andaj edhe qytetarët me shqetësim po e presin shqyrtimin e tarifave, për çka thonë se duhet të merret parasysh gjendja ekonomike e tyre.Një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë veprime në mënyrë që tarifat të mos shtrenjtohen.Kundër ngritjes së çmimit janë shprehur edhe njohësit e fushës, të cilët kanë kërkuar që ekzekutivi të punojë më shumë për ngritjen e kapaciteteve të energjisë, raporton RTK.

Korporata Energjetike e Kosovës tashmë ka kërkuar ngritje të tarifave të energjisë elektrike, derisa nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë e kanë konfirmuar se po i shqyrtojnë të njëjtat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit