28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kundër negociatave të Ukrainës me BE, Kievi kërkon një takim mes Zelenskyt dhe kryeministrit hungarez

- Advertisement -

Kievi dëshiron që të organizojë një takim mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderit hungarez, Viktor Orban. Kjo kërkesë nga kabineti i presidentit ukrainas vjen në një kohë kur Budapesti ka kundërshtuar propozimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak tha se kishte folur me ministrin e Jashtëm hungarez Peter Szijjarto për të mbajtur një takim të mundshëm midis Zelenskyt dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban pasi ky i fundit dhe partia e tij kundërshtuan fillimin e bisedimeve të pranimit në BE.

Miratimi unanim në samitin e BE-së të javës së ardhshme nevojitet për të vazhduar me negociatat e pranimit për Ukrainën dhe Moldavinë, siç rekomandohet nga Komisioni Evropian. Kievi e sheh anëtarësimin në unionin evropian si një hap kyç, 21 muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, drejt afrimit me Perëndimin./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit