“Kumorë” ilegale, kapen 11 persona duke luajtur bixhoz në Pozheran të Vitisë

- Advertisement -

Hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti, pas pranimit të informacioneve relevante dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, më 04.06.2026 kanë realizuar një bastisje në një lokacion në fshatin Pozheran komuna e Vitisë.

Kjo pasi dyshohej se në këtë lokacion po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme që ndërlidhet me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Gjatë bastisjes janë arrestuar njëmbëdhjetë persona të dyshuar. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit të rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt gjyqësore.

Të ngjashme

Të fundit