Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë 17 të pandehurit të grupit të strukturuar kriminal ku përgjatë 2021-2022 kanë kultivuar 4 sera me kanabis në Berat.
Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të konsideruar drejtues të grupit kriminal, u dënuan përfundimisht me 8 vjet e 8 muaj burg secili, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar.
Me nga 6 vjet e 8 muaj burg u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.
Ndërsa Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me 5 vjet e 4 muaj burg.
Për Drita Memën dhe Izmire Memën, Gjykata vendosi nga 4 vjet burg, por pezulloi ekzekutimin e dënimit, duke i lënë në shërbim prove për një periudhë prej 3 vitesh./TCh






