19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Kulla: Historia që të bëhet Asociacioni me ndarje territoriale ka përfunduar

- Advertisement -

Ilir Kulla ekspert i  Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës,  ka thënë se formimi i Asociacionit me ndarje territoriale që do të krijonte një Serbi të vogël në Kosovë është i pamundur.

Ai ka thënë se edhe pavarësisht marrëveshjes në Ohër një Asociacion i tillë nuk mund të bëhet.

“Mendoj që Asociacioni nuk është më i mundshëm në Kosovë megjithëse ata kanë rënë dakord me fjalë në Ohër në atë lloj forme. Ka mundësi që prapë të futet në Kushtetutë dhe t’i jepet edhe një pushtet serbëve të Kosovës, por historia që kjo punë të bëhet me ndarje territoriale dhe me fuqi ekzekutiv, duke krijuar një  Serbi të vogël ka përfunduar”, ka thënë Kulla në emision “MATRIX” në Tëvë 1.

Ai ka lavdëruar punën e Qeverisë së Kosovës sa i përket Asociacionit, por ka thënë se ka dështuar në ekonomi dhe sipas tij për të arritur vendet e rajonit Kosova duhet të ketë rritje ekonomike në numra dyshifror .

“Qeveria e Kosovës ka punuar keq dhe shumë keq në raport me ekonominë, duke parë vendet e tjera siç kanë shkuar. Në raport me Asociacionin dhe territorin ka bërë një punë të shkëlqyer, sepse ka ruajtur territorin, nuk ka humbur territor, ka ruajtur legjitimitetin e institucioneve dhe mbi të gjitha ka shmangur luftën nëpërmjet forcës së ligjit”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit