24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Ku kanë arritur hetimet për terrorin e para dy muajve në Banjskë?

- Advertisement -

Tash që pak ditë na ndajnë nga dy mujori i terrorit në Banjskë, derisa e sulmuesit dihen, ka pak informacione se çfarë është bërë për nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Tepër pak dritë është hedhur mbi hetimet, së paku publikisht, qoftë nga vendorët apo ndërkombëtarët.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do të kërkojë ndihmë nga shtetet e rajonit për hetimet, por përveç Bosnjën e Hercegovinën që tashmë dihet, televizioni nuk ka pranuar përgjigje lidhur me të tjera shtete.

Por eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se në radhë do të jetë Maqedonia e Veriut, veçse sipas tij, problematike është narrativa ndërkombëtare që e dënon sulmin, por jo sulmuesit.

“Është kërkuar ndihmë në Bosnjë e Hercegovinë dhe pritet përgjigja, tash pritet edhe në Maqedoni por e keqja është që nuk kemi bashkëpunim në Serbi dhe kjo e komplikon situatën, ndaj EULEX-i duhet të marrë një rol të rëndësishëm këtu.
Përkufizimi vetëm si akt terrorist por pa përgjegjësi, pa ndërmarrje të masave ndaj Serbisë, për këtë veprim, apo në pritje të një verdikti nga gjykata, kjo do të marrë shumë kohë dhe Serbia do të mbetet pa u sanksionuar në vazhdën e mëtejme”, ka thënë Ibishi.

Nga ana tjetër, për ish-zëvendësministrin e Brendshëm, Selam Shkodra është e çuditshme pse Kosova nuk ka arritur t’i bindë ndërkombëtarët për hetime të përbashkëta.

“Çuditem si Institucionet e Kosovës nuk kanë arrit me i bindë institucionet ndërkombëtare që të jenë pjesë e hetimeve… Rasti si rast është mjaft kompleks se mendohet që janë të përfshirë së paku 2 e më shumë shtete dhe të njëjtat deri më tash nuk kanë tregu gatishmëri për bashkëpunim, në rastin konkret Serbia, dhe në këtë rast pa ndihmën e aleatëve tanë, kjo nuk mund të zbardhet asnjëherë”, ka thënë Shkodra.

Përndryshe, nuk dihet as ecuria e hetimeve nga ndërkombëtarët, teksa këta të fundit patën deklaruar se Kosova ka mandat ta hetojë sulmin në Banjskë, ndërsa nga Serbia patën kërkuar që të bashkëpunojë pa kushte, gjë që nuk po bëhet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit