11.6 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Kthehet presioni për Asociacionin, pas amerikanëve edhe gjermanëve vjen kërkesa edhe nga britanikët

Pas amerikanëve dhe gjermanëve, kërkesa që Kosova të procedojë me draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe erdhi edhe nga Mbretëria e Bashkuar; vend ky jo edhe aq tonik ndaj kësaj çështje. Kështu kërkoi ambasadori britanik në OSBE, Neil Holland.

Çështja e Asociacionit në lentet perëndimore është hapi radhës që Kosova duhet ta bëjë në dialogun e lehtësuar nga BE, dhe se refuzimi i Kosovës për ta bërë këtë efektivisht e ka bllokuar dialogun.

Në këtë kontekst Qeveria e Kosovës vendosi kushtet e radhës që të ketë dialog në rend të parë: ekstradimin e Milan Radojçiqit dhe grupën paramilitare të tij në vend, tërheqjen e një letreje të Ana Brnabiq e cila lexohet si anulim i marrëveshjes, si dhe nënshkrimin formal/biletaral të Marrëveshjes Bazike/Ohrit.

Bashkimi Evropian të dytën dhe të tretën nuk i konsideron valide, duke thënë se letra e Brnabiq është tërhequr si dhe që nuk-ka-pse nënshkruhet marrëveshja pasi ajo është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme, e miratuar në Komision Evropian dhe ingranuar në Kapitullin 35 të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në BE.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të inkurajojë Kosovën që të sigurojë që komunitetet joshumicë të mund të luajnë një rol të plotë dhe të barabartë në të ardhmen e vendit”, ka thënë ambasadori britanik në OSBE.

“Ne kemi qenë të qartë me të gjithë bashkëbiseduesit se çdo veprim që ndikon në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë kërkon konsultim të kujdesshëm me miqtë e Kosovës dhe partnerët e sigurisë, për të shmangur nxitjen e tensioneve dhe për të pafavorizuar më të cenuarit”, ka thënë Holland.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit po ashtu kërkuan të ecet para me Asociacionin, e ku porosinë e solli në vizitën e parë në vend, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Aleksandar ‘Sasha’ Kasanof.

Në këtë kontekst, Kasanof iu referua deklarimeve “të zyrtarëve të shumtë amerikanë” të cilët kanë qortuar kursin, sipas tyre, të njëanshëm në veri që ka pasur reperkusioni në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Uashingtonit.

Është e qartë nga komentetet paraprake nga shumë zyrtarë ameirkanë që veprimet e pakoordinuara nga qeveria komplikojnë mundësinë (ability) që të avokojmë efektivisht për Kosovën”, tha Kasanof në bisedë me gazetarë.

Emisari gjerman për rajoni, Manuel Sarrazin, në një panel diskutimi kohëve të fundit në Prishtinë e saktësoi se cili mbetet hapi i radhës në dialog: procedimi i draft-Statutit të Asociacionit.

Pra, a mundet Kosova të zbatojë atë që ka nënshkruar në Ohër, së paku pjesërisht, marrë vlerësimin tuaj të gjendjes në Serbia? Sepse në agjendën tonë të zbatimit, hapi tjetër është shkuarja para me Asociacionin. Ky është i radhës”, tha Sarrazin.

Takimi i ri në nivel kryenegociatorësh në Bruksel mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit mbahetmë 24 tetor: ndërsa është thënë se agjenda do të jetë “rruga për zbatimin e marrëveshjes”.

Para vendosjes së kushteve nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësi i tij shprehej se Kosova e miraton draft-Statutin e Asociacionit vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar të gjitha dokumentet, pasaportat, institucionet e Kosovës: çka do të mund të vlerësohej si njohje faktike e shtetësisë së Kosovës nga Serbia. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit