Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar lidhur me situatën politike, pas përfundimit të afatit për konstitumin e Kuvendit.
Kryeziu, ka thënë se s’duhet të “presim leje” nga Albin Kurti nëse “e mbrojmë” Republikën e Kosovës.
Postimi:
Nëse e mbrojmë Republikën e Kosovës, nuk duhet të presim leje nga Albin Kurti.
Republika e Kosovës nuk është pronë e Albin Kurtit, nuk është pronë e LVV-së dhe nuk është pronë e askujt që përkohësisht ushtron pushtet.
Ata që e deshën Republikën, që e ëndërruan dhe që luftuan për të, nuk ia nënshtruan vullnetin e tyre politik askujt. Nuk pritën që një lider t’u tregonte se kur duhej të mbrohej liria, shteti dhe dinjiteti i tyre.






