28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kryeziu – Hyseni: ShBA-të nuk e kundërshtuan vendimin për dinarin serb

- Advertisement -

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë kundërshtuar vendimin për dinarin serb.

“Nuk besoj që do të ketë këso acarimesh siç po paraqiten në opinion publik për raportet tona qoftë me SHBA-ttë, qoftë me BE-në. Sepse besoj që edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se një vendim i tillë do të duhej të merrej qysh kohë më përpara”, ka thënë deputetja.

“Unë mendoj që vetë fakti që ata nuke  kundërshtuan një vendim të tillë e kanë pare që një numër i madh madje edhe analistëve politikë e kanë cilësuar si vendim të drejtë”, ka thënë ajo.

Deputetja ka thënë se vendimi i Qeverisë për dinarin serb nuk do t’i acarojë marrëdhëniet me aleatët.

Mes të tjerash, ajo ka shtuar se paraqitja e kryeministrit të vendit në Këshillin e Sigurimit ka qenë shumë e mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit