28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kryetari i VV-së në Deçan mundohet t’a arsyetoj vendimin e Kurtit për t’ia dhënë pronat Manastirit të Deçanit

- Advertisement -

Sipas tij, shkaktar në thelb i problemit për Manastirin janë AKM-ja dhe AKP-ja, të cilat Selmanaj thotë se nuk janë interesuar dhe kanë qenë joserioze për këto prona.

“Kushtetuta është akti më i lartë juridik e politik i shtetit tonë. Para se ta gjykoni kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat rreth Manastirit të Deçanit, kam disa pyetje për secilin “gjykues”” tha mes të tjerash ai.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Si u humbën pronat shoqërore të NSH “APIKO” dhe NHT “ILIRIA” rreth Manastirit të Deçanit?

Problemi kishte filluar në vitet e regjimit okupator të Millosheviqit më 1993, ku më pas vazhdoj pas përfundimit të luftës ose më saktësisht prej vitit 2000.

Kontesti për këto prona ka qenë politik e historik dhe më së paku juridik (ky i fundit u përdor nga krerët e Manastirit lexo: Serbia, për t’i përvetësuar këto prona).

•Shkaktar në thelb i këtij problemi është AKM/AKP, pra mosinteresimi dhe joserioziteti i kësaj agjencie për këto prona.

•Shkaktar tjetër i humbjes është secila qeveri që pranuan çdo kërkesë të Beogradit dhe Janjićit, herë të servuar direkt nga ta, e herë indirekt nga faktori nderkombëtar.

•Shkaktar tjetër i humbjes është Komuna e Deçanit e secili kryetar i kësaj të fundit, qysh prej viti 2000.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik e politik i shtetit tonë. Para se ta gjykoni kërkesën e Kryeministrit Albin Kurti për zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat rreth Manastirit të Deçanit, kam disa pyetje për secilin “gjykues”;

– Pse AKP/AKM nuk e ndoqi ligjërisht e seriozisht këtë kontest?

– Pse Ramush Haradinaj i kishte kërkuar Kuvendit Komunal të Deçanit përkrahje për “Memorandumin Gjerman” (ndër të tjera ky memorandum parashihte faljen e pronave të ndërmarrjeve Apiko & Iliria Manastirit të Deçanit.)?

– Pse Qeveria Thaçi në bashkpunim me Komunën e Deçanit pranoi të hap rrugë të re bypass për rrugën Deçan-Bjeshkë (Plavë) dhe iku nga rruga ekzistuese shumë shekullore?

– Pse Komuna e Deçanit e pranoi këtë bypass?

– Pse Komuna e Deçanit hoqi dorë nga rindërtimi i fabrikës ekzistuese të mjaltit Apiko dhe e ndërtoi një fabrikë të re në një lokacion të ri?

– Pse Komuna e Deçanit me ngulm insistoj të ndërtohet rrugë e re në anën tjetër pas Manastirit (te ura Demës) gjë që e shmangë lëvizjen në rrugën ekzistuese?

– Pse Komuna e Deçanit nuk i shfrytëzoj mundësitë ligjore në këtë kontest?

– Pse kryetari Bashkim Ramosaj në vitin 2020 e pranoi marrëveshjen shkruar nga Vuçiç ish-ministri i Milloshoviqit, negociuar nga instrumenti i tij në Kosovë Sava Janjiç dhe e aprovuar nga ish-Kryeministri Avdullah Hoti?

– Pse, aso kohe e quajtën arritje të marrëveshjes përdorimin e rrugës ekzistuese që kalon përreth Manastirit të Deçanit, pra bënë marrëveshje për rrugën që egziston me shekuj.

Ndër të tjera ish-Kryeministri Hoti pati thënë se kjo marrëveshje është rezultat diskutimesh disa mujashe frytdhënëse në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.

Në këtë marrëveshje ndër të tjera thuhej: rruga ekzistuese që kalon pranë Manastirit, do të bëhet gjarpërore, do të vihen polic të shtrirë, semafor, shtylla hidraulike, sinjalizim horizontal dhe vertikal.

Kërkesa ime është; hetim për tradhëti shtetërore ndaj SECILIT faktor të implikuar në këtë kontest!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit