24 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Kryetari i Shtërpcës, i vetëm shpenzoi më shumë se 68 mijë euro për udhëtime

- Advertisement -

Kryetari  i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq ka shpenzuar i vetëm  më shumë se 68 mijë euro për udhëtime zyrtare.

Në raportin vjetor të Zyrës së Auditorit të Kosovës për Komunën e Shtërpcës thuhet se në vitin 2023, shpenzimet për udhëtime zyrtare jashtë vendit ishin 68 mijë e 267 euro.

Në raport me vitin 2022 ka rritje prej 51 mijë e 257 eurove ose për 301 për qind.

Zyra e Auditorit ka gjetur se nga testimi i avanceve në vlerë prej 53 mijë e 568 eurove përfshiheshin 18 udhëtime zyrtare.

Në raportin e ZKA-së thuhej se për tri udhëtime zyrtare mungonte formulari i kërkesës për udhëtim zyrtar me informatat mbi udhëtimin dhe aprovimin prej zyrtarëve përkatës.

Për 18 udhëtime zyrtare mungonte formulari i llogaritjes së shpenzimeve të udhëtimit zyrtar. Në lidhje me këtë, ZK-ja për vlerën e shpenzuar prej 12 mijë e 195 eurove vetëm për ushqim, nuk ka arritur të vlerësojë se sa janë tejkaluar limitet për ushqim dhe shpenzimet e vogla.

Sipas raportit, për 18 udhëtime zyrtare, shpenzimet e akomodimit ishin në vlerë prej 18 mijë e 150 euro, ndërsa në bazë të tarifave të aprovuara të shpenzimeve të fjetjes ka pasur tejkalim në vlerë prej 11 mijë e shtatë eurove apo 60.6 për qind nga shpenzimet e lejuara.

ZKA-ja ka gjetur se në pesë raste për udhëtimet e realizuara, ftesa nga organizatori nuk ndërlidhet me qëllimin e vizitës së të ftuarit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit