16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

“Kryetar bre”: Kurti i ankohet Konjufcës për opozitën, “vështirë” ia kthen ky

- Advertisement -

Po vazhdon edhe më tutje seanca e Kuvendit të Kosovës, derisa kryeministri Albin Kurti duket se u nervozua që opozita s’e la t’i përfundojë fjalitë deri në fund.

“E para, unë nuk kam thënë formalizim i Kushtetutës, por formalizim i ekzistueses… Kryetar, a mund bre kryetar, se për besë…Unë mund t’u jap dije e informacion, por jo edukatë.” – tha ai fillimisht.

Kurti e vazhdoi fjalën, por përsëri u ndërprit: “Kryetar, kryetar, kryetar…duhet të ndalet”.

“E para, që nuk kam thënë formalizim i Kushtetutës sepse ajo është pamundur dhe e palogjikshme, kam thënë formalizim i ekzistueses, ajo është brenda infrastrukturës dhe kuadrit tonë ligjor.” – tha kryeministri, para se të ndërpritej sërish.

“Kryetar, unë po elaboroj, nga vjen ky mosdurim, në fjali të thjeshta dëftore s’po keni durim deri në fund, qashtu qysh po bëj unë. Më fal kryetar, por shumë vështirë.” – i tha ai Konjufcës, i cili u përgjigj “Po, po, pak vështirë është…”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit