7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kryeredaktori i portalit malazez zbulon takimet e fshehta të Kurtit dhe Osmanit me politikanët malazezë

- Advertisement -

Dushko Mihailoviq, kryeredaktori i portalit ETV në Mal të Zi, ka folur për heshtjen e takimit të kryeministrit malazez Milojko Spajiq me homologun e Kosovës Albin Kurti këtë verë.

Në një intervistë për Geopost, Mihailoviq tha se nuk ishte vetëm takimi në fjalë që politikanët dhe liderët malazezë heshtën kur i pritën liderët kosovarë.

“Më duket se ky nuk është i vetmi takim me zyrtarë të Kosovës që fshihet. Një gjë e tillë më duket se ka ndodhur edhe kur është fjala për takimin me Vjosa Osmanin, por tani nuk më kujtohet nëse ishte zoti Spajiq apo presidenti Milatoviq. Ishte kjo verë dhe kaq shumë gjëra na ndodhën në këta dy, tre muaj, sikur të kishin kaluar tre vjet, jo tre muaj”.

“Është e qartë se ata llogaritin se publikimi i një informacioni të tillë do të shkaktonte një emocion negativ tek pjesa e elektoratit që ata preferojnë dhe duan të tërheqin. Kjo është ajo, për fat të keq, në shpjegimin më të shkurtër të një sjelljeje të tillë. Natyrisht, nëse Spajiqi do ta kishte zbuluar atë foto me Albin Kurtin, shefi i tij de facto Andrija Mandiq, të cilin e përmenda, do të ishte në një situatë të sikletshme dhe pastaj Mandiq do të duhej t’i shpjegonte elektoratit të tij pse hyri në qeverinë e riformatuar të kryeministrit Milojko Spajiç dhe elektorati i tij është fort, si të thuash, pro-rus dhe pro-serb i krahut të djathtë”, ka thënë Mihailoviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit