18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kryeqyteti shpërblehet me medaljen e artë për çmimin gjerman në dizajn

- Advertisement -

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është shpërblyer me Çmimin e Artë në Çmimet Gjermane për Dizajn 2024 .

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Prishtinës në rrjetin social “Facebook”.

“Ishim shumë me fat që Manifesta 14 u zhvillua në Prishtinë në vitin 2022. Përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane, në njëzet e pesë vende të ndryshme, qyteti u shndërrua në një muze në natyrë, duke angazhuar komunitetin tonë në art dhe punëtori, ndërsa tërhoqi mijëra vizitorë dhe turistë. Manifesta la jo vetëm një shenjë të pashlyeshme mbi Prishtinën, por gjithashtu katalizoi ndërhyrje të vazhdueshme me impakt siç është ringjallja e ish-Fabrikës së Tullave dhe transformimi i ish-bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Vizioni Urban për Manifesta 14 Prishtina”, është shpërblyer me Çmimin e Artë në Çmimet Gjermane për Dizajn 2024 .

Çmimin e pranoi Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me Arkitektin italian të njohur botërisht, Carlo Ratti.

Me këtë rast, Kryetari Rama, ka falënderuar arkitektin Ratti për punën e tij të jashtëzakonshme të cilin e ka bërë në Prishtinë me transformimin e hapësirave publike, nga të braktisura në vende me shumë gjallëri. Disa prej tyre tashmë janë bërë institucione të përhershme.

“Ishim shumë me fat që Manifesta 14 u zhvillua në Prishtinë në vitin 2022. Përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane në njëzet e pesë vende të ndryshme, qyteti u shndërrua në një muze në natyrë, duke angazhuar komunitetin tonë në art dhe punëtori, ndërsa tërhoqi mijëra vizitorë dhe turistë. Manifesta la jo vetëm një shenjë të pashlyeshme mbi Prishtinën, por gjithashtu katalizoi ndërhyrje të vazhdueshme me impakt siç është ringjallja e ish-Fabrikës së Tullave dhe transformimi i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani”.

Rama po ashtu tha se transformimi i këtyre hapësirave publike gjatë ngjarjes së madhe kulturore Manifesta 14, ka treguar se potencialin e madh të Prishtinës për ndryshime pozitive në kohë të shkurtër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit