9.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Kryeprokurori i Ukrainës jep dorëheqje disa minuta pas një deklarate të Zelenskyt

- Advertisement -

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha të martën se ka dhënë dorëheqje nga detyra për të marrë përgjegjësi për një skandal, në të cilin dhjetëra zyrtarë dyshohet se i kanë keqpërdorur pozitat e tyre për ta siguruar statusin e paaftësisë me qëllim që ta shmangin shërbimin ushtarak.

Dorëheqja e zyrtarit të lartë erdhi pas një takimi të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, ku zyrtarët diskutuan se si të luftohenkorrupsioni dhe boshllëqet që po shfrytëzohen për të siguruar leje për shmangien e rekrutimit, raporton agjencia “Reuters”.

Nuk qe menjëherë e qartë nëse dorëheqja e Kostinit do të ketë ndikim në përpjekjet e Ukrainës për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj dhe krimet pasuese të luftës, për të cilat Kievi, aleatët e tij dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale e akuzojnë Moskën.

Zyra e Kostinit rishtazi është goditur nga akuzat se dhjetëra zyrtarë lokalë, përfshirë disa prokurorë, gjoja i kanë keqpërdorur pozitat e tyre për ta siguruar statusin e paaftësisë.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të marrë përgjegjësi politike për situatën në organet ndjekëse të Ukrainës” – shkroi presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë me gjuhë të ashpër, që e publikoi në rrjete sociale pas takimit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare.

Deklarata e Kostinit, në të cilën njoftoi për dorëheqjen, erdhi disa minuta më vonë. Prokurori e quajti “qartazi të pamoralshme”situatën rreth diagnozave të rreme të paaftësisë dhe u pajtua me Zelenskyn për nevojën për përgjegjësi personale.

“Në këtë situatë, unë besoj se është e drejtë që ta njofton dorëheqjen time nga pozita e Prokurorit të Përgjithshëm” – shtoi Kostini, transmeton nacionale.

Zyra e Prokurorit u ballafaqua me zemërimin e publikut për shkak të skandalit, pasi një gazetar ukrainas publikoi javën e kaluar një storie, duke thënë se 50 prokurorë në rajonin perëndimor, Khmelnytskyi, ishin regjistruar si të paaftë.

Rrjedhimisht, Kostini kishte dhënë urdhër për nisjen e një hetimi, për të cilin ai tha se kishte zbuluar se numri i prokurorëve me paaftësi në rajon ishte 61 dhe se 50 prej tyre ishin regjistruar si të paaftë para luftës.

“Është shumë e rëndësishme që të përcaktohet pse u është dhënë atyre statusi i paaftësisë, sepse përqindja e punonjësve të tillë në rajonin Khmelnytskyi është shumë e lartë” – tha ai.

Dorëheqja e kryeprokurorit duhet të miratohet nga Kuvendi, ku partia e presidentit Zelensky e ka shumicën e ulëseve. Pas thirrjes së Zelenskyt për përgjegjësi, duket pothuajse e sigurt se Kuvendi do ta miratojë dorëheqjen e kryeprokurorit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit