13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Kryeministri në ardhje i Serbisë menjëherë merret me Kosovën: Kemi përgjigje adekuate nëse i pranojnë në Këshill të Evropës

- Advertisement -

I mandatuari për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq ka folur edhe për eventualitetin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka është shprehur se Serbia “ka përgjigje adekuate” por duke mos e specifikuar se çka në fakt do të ndërmarrin, ndryshe nga krerët tjerë të shtetit serb që kanë paralajmëruar largimin nga KiE.

Vuçeviq, siç e citoi “Kosovo-Online”, thotë se Serbia “ka përgjigje adekuate për krejt situatat e mundshme” por se “nuk dëshiroj t’i tregojë kartat në avans”.

“Duhet të shikojmë në nivelin politik dhe diplomatik për të bërë gjithçka që mundemi, dhe sigurisht shteti i Serbisë ka përgjigje adekuate për të gjitha situatat e mundshme, edhe në lidhje me atë që do të ndodhë në Këshillin e Evropës, në mënyrë që ne të mos ecim përpara, që të mos bëhemi heroikë, të shohim se cilat janë interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë dhe si t’i mbrojmë në këto kushte pothuajse të pamundura”, tha Vuçeviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit