-4.8 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Kryeministri Kurti kishte vizituar në maj kompaninë Uber që i plasi skandali

- Advertisement -

124 mijë dokumente konfidenciale kanë dalë në “The Guardian” për kompaninë amerikane “Uber”, sipas të cilave “ Uber ka shkelur ligjet duke blerë politikanë botërorë me qëllim të zgjerimit”.

E pikërisht këtë kompani e kishte vizituar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës të cilën e kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në maj.

“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të themeluar—si Uber—na kujton se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të motivimit personal dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për SHBA-në investim dhe partneritet”, kishte shkruar Kurti në Twiitter më 10 maj.

Kurti këtë vizitë e kishte quajtur si “vizitë ekonomike”, duke thënë se i ka ftuar gjigantët amerikanë të investojnë në Kosovë.

Por një prej këtyre gjigantëve i ka plasur skandali– mijëra dokumente konfideniale po qarkullojnë tashmë.

Dëshmojnë se kompania në fjalë e ka shkelur ligjin, madje drejtuesit e saj ishin të vetëdijshëm për këtë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit