Gjatë ditës së sotme UNICEF-i ka lansuar fushatën për ta rritur ndërgjegjësimin e publikut për barrierat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara.
Në këtë organizim është dashur të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur.
Ekipa e Lajmi.net ka qëndruar sot në këtë organizim për të marrë një prononcim nga Kurti lidhur me këtë dhe zhvillimet e fundit në vend.
Mirëpo Kurti deri sa ishte duke u mbajtur organizimi është parë duke u larguar nga objekti i Qeverisë.
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilje Rexhepi ka thënë se Kurti është dashur të shkojë në një takim urgjent.