Magyar Péter, kryeministri hungarez, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesit e Listës së Studentëve në Serbi, për t’i uruar për fitoren në zgjedhje.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Magyar tha se u ka premtuar mbështetjen e Hungarisë, duke theksuar se fitorja e tij në prill u kishte dhënë forcë studentëve gjatë përballjes së tyre të vështirë.
“Sapo kam biseduar përmes telefonit me udhëheqësit e Listës së Studentëve, të cilët i fituan zgjedhjet në Serbi, për t’i uruar për fitoren e tyre. U garantova mbështetjen e Hungarisë”, ka shkruar Magyar.
Ai tha se ishte i kënaqur kur dëgjoi se sa shumë forcë u kishte dhënë studentëve fitorja e tij në prill, gjatë përpjekjeve të tyre.
Magyar Péter shënoi fitore në zgjedhjet parlamentare në Hungari në prill, ndërsa zhvillimet politike në Serbi po përcillen me vëmendje në rajon.






