Në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është shfaqur një grafit me shkrimin: “Kryeministër hajvan”.
Ky mesazh, i cili duket se pasqyron pakënaqësinë e dikujt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, rikthen në vëmendje shprehjen e përdorur më parë nga vetë kreu i qeverisë për të kritikuar opozitën.

“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind… Hajnat kanë me shku në burg, se ky mandat është mandat….i drejtimti të drejtësisë me Byronë….me prokurori speciale kundër krimit dhe korrupsionit dhe vetting në sistemin e drejtësisë”, kishte deklaruar Kurti pasi humbi gati 10 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.