19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Kryediplomati iranian: Mini-dronët ishin si lodra me të cilat luajnë fëmijët tanë

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, ka thënë se vendi i tij do të kundërpërgjigjej menjëherë, nëse do të ballafaqohej me një sulm domethënës nga Izraeli.

Në një intervistë me televizionin “NBC News” të premten, kryediplomati iranian tha se nëse Izraeli vepron kundër interesave të Iranit, “kundërpërgjigjja e ardhme [e Iranit] do të jetë e menjëhershme dhe do të jetë në nivelin maksimal”, raporton televizioni BBC.

Zyrtari i lartë i Teheranit e minimizoi peshën e sulmit me dronë, që besohet se u krye nga Izraeli afër qytetit Isfahan, duke e vënë madje në pikëpyetje përfshirjen e Izraelit.

Sipas tij, mini-dronët ishin “si lodra me të cilat luajnë fëmijët tanë”.

Disa zyrtarë amerikanë i kanë thënë televizionit CNN se Izraeli ka kryer një sulm në Iran, por zyrtarët iranianë janë përpjekur që ta minimizojnë ndikimin e këtij sulmi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore tha të premten se nuk janë shënuar dëme në qendrat bërthamore iraniane. Nuk është raportuar as për viktima.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit