16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Kroacia publikon listën me futbollistët e ftuar për finalet e Ligës së Kombeve

- Advertisement -

Kombëtarja e Kroacisë ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për “Play-Offin” e Ligës së Kombeve.

Faza finale e këtij kompeticioni do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Kroacia në gjysmëfinale do të takohet me Holandën. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 qershor, në stadiumin “De Kuip” të Rotterdamit.

Përzgjedhësi kroat, Zlatko Dalic, e ka zbuluar tashmë listën e futbollistëve në të cilët po llogarit për fazën finale të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë se “Play-Offi” i Ligës së Kombeve do të zhvillohet në Holandë.

Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Spanja dhe Italia, më 15 qershor.

Finalja është e caktuar që të zhvillohet më 18 qershor. /

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit