14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Kritikoi prokurorin Isufaj, gazetari i reagon deputetit të VV-së: Isufaj s`ju ka tremb Serbisë, s’ju trembet as juve

- Advertisement -

Gazetari Milazim Zeka i ka reaguar deputetit të VV-së, Artan Abrashi, i cili dje e ka kritikuar ashpër kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Zeka ia ka bërë me dije deputetit të pushtetit se kërcënimet e tyre ndaj Isufajt janë të kota.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Isufaj nuk i është frikësuar as Serbisë dhe nuk do t`i frikësohet as pushtetit aktual.

“Artan, vetem nje sen nuk keni arritur ta beni: Nuk e keni kape prokurorine dhe gjykatate. Kot e kercenoni Blerim Isufin. Ai nuk ju ka trembe Serbise, nuk ju trembet as juve. Ndertoni ndonje shkolla, ndonje çerdhe, ndonje rruge, ndonje spital, ndonje azil per te moshuar, e mos u merrni me drejtesi, sepse nuk ju ecen. Ju e dini kete gje, por deshironi t’i aresyetoni te gjitha deshtimet e ketije kater vjeçari…!!!” ka shkruar Zeka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit