Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se për çështjet që lidhen me Gjykatën Speciale nevojitet harmonizim dhe koordinim mes të gjitha institucioneve të Kosovës.
Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Nagavci ka vlerësuar se koordinimi institucional është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht sa i përket adresimit të çështjeve që lidhen me Gjykatën Speciale.
Sipas saj, VV-ja ka besuar se kjo çështje duhet të adresohet përmes një strategjie shtetërore, me qëllim që të arrihen rezultate të suksesshme.






