Dasma u mbajt në shtëpinë e Kristen, pak ditë pasi çifti mori certifikatën e martesës, sipas TMZ.
Megjithëse ceremonia ishte intime, në mesin e të ftuarve ishin disa emra të njohur, përfshirë Ashley Benson dhe bashkëshortin e saj Brandon Davis.
Kristen dhe Dylan, të cilat u lidhën në vitin 2019 pas një njohjeje të hershme në 2013, u fejuan në vitin 2021.
Kristen konfirmoi lajmin gjatë një interviste me Howard Stern dhe ka ndarë herë pas here detaje mbi planet e dasmës.
Fillimisht kishte menduar për një festë më të madhe dhe madje kishte shprehur dëshirën që Guy Fieri të drejtonte ceremoninë, por në fund zgjodhi një qasje më të thjeshtë dhe të përzemërt.
Aktorja ka shprehur dëshirën për të krijuar një familje me Dylan dhe ka folur hapur për planet e tyre të ardhshme, përfshirë idenë e fëmijëve dhe të ruajtjes së embrioneve.
Përveç jetës personale, dyshja kanë bashkëpunuar edhe profesionalisht. Ata janë bashkëshkrues të filmit “The Wrong Girls”, një komedi që shënon debutimin e Dylan si regjisore.
Ndërkohë, Kristen ka përfunduar edhe filmin e saj si regjisore, “The Chronology Of Water”, që pritet të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë.