16.2 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Kreu i CIA-s kërkon që inteligjenca turke të jetë ndërmjetëse mes Iranit dhe Izraelit

- Advertisement -

Shefi i CIA-s, William Burns, i telefonoi shefit të inteligjencës turke, Ibrahim Kalin për të kërkuar ndërmjetësimin e Ankarasë.

Kjo pas sulmit iranian ndaj Izraelit.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Anadolu”, duke cituar burime të sigurisë.

Në qendër të takimit ishte edhe nevoja për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Edhe sot ne u dërgojmë mesazhe zyrtarëve iranianë dhe vendeve perëndimore që kanë ndikim në Izrael, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund përshkallëzimit”.

Kjo mund të lexohet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Ankarasë në lidhje me sulmin iranian kundër Izraelit.

“Hakmarrja e Iranit për sulmin (nga Izraeli ndaj ambasadës iraniane në Damask) dhe zhvillimet pasuese kanë treguar edhe një herë se ngjarjet mund të kthehen shpejt në një luftë rajonale”, paralajmëron Ankaraja.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar një proces që do të dëmtojë përgjithmonë stabilitetin e rajonit tonë dhe do të shkaktojë konflikt më të madh globalisht”, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit