Ehat Miftarj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka përmendur rezultatet negative të Qeverisë Kurti në politikën e jashtme.
“Krejt dhe drejt humnerës”, ka shkruar Miftaraj duke përmendur faktin se Hungaria nuk do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Po ashtu përmendi deklaratën e kryediplomates së Gjermanisë se Marrëveshja e CEFTA mund të kalojë edhe pa Kosovën.
Miftaraj tha se duket se në Bruksel është diskutuar me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq dhe NATO’n për hapjen e urës së ibrit.
Po ashtu tha se është nënshkruar vendimi që iu jep liri të lëvizjes në zonën schengen qytetarëve serbë në Kosovë të cilët funksionojnë me pasaporta të Serbisë. /Gazeta Express
Postimi i plotë i Miftarajt: